Juristja Brizida Gjikondi thotë se pas pajisjes me urdhër mbrojtje të Elia Zaharisë dhe Princit Leka, fëmijën e tyre 3-vjeçare, sipas ligjit duhet ta marrë në mbrojtje shteti.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se në videon e publikuar, duket qartë dhuna e ushtruar nga Zaharia.
“Unë duke qenë edhe avokate, jam marrë edhe me ligjin e dhunës në familje, di të them që ne sot, për fat nuk kemi mbretëri. Imagjino të ishim edhe mbretëri, çfarë shembulli dhe çfarë imazhi do të ishte për Shqipërinë. Por mesa shoh edhe republikë parlamentare nuk kemi. Sipas ligjit që është kundër dhunës në familje, kur të dy prindërit konsumojnë dhunë dhe ka urdhër mbrojtje nga gjykata për të dy, ka dy vendime ku të dy këta konsiderohen persona të dhunshëm. Ligji thotë që fëmija i mitur merret në mbrojtje nga shteti shqiptar, nga shërbimi social i bashkisë ku ndodhet familja. Një fëmijë që është në një ambient dhune, ku babai dhe nëna janë me urdhër mbrojtje e ka ligji, ky fëmijë merret në mbrojtje nga shteti.
Kemi atë shprehejn e famshme, “god save the quuen”. Të mendoshesh që një vajzë- vjeçare është në mëshirë të fatit, të gjithë po merren me Lekën dhe ish gruan e tij. Ata të dy kanë marrëveshje noteriale, e kanë zgjidhur martesën me pajtim. Kanë bërë marrëvesdhje për pronën. Ata çdo gjë e kanë vene në vijë nga ana ligjore për të dalë me dinjitet. Që ishte dhunë, është e turpshme ta pranosh. Nuk kanë as probleme varfërie, buke, strehimi. Unë mendoj që një nënë, nuk jep atë lloj shembulli.
Kjo e mbretit është lakuriq apo jo, mua nuk më pelqen shumë, është një fakt që është konsumuar. Ne e dimë që kjo është një epdiemi që po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Degradimi nuk vjen vetëm nga varfëria. ngha konflikti, nga injoranca, por vjen edhe në këto lloj familjesh që pritet të jenë shembull. Mendoj që dhuna është konsumuar, por harrojmë personazhin kryesor, Geraldina e vogël. Mamaja e asaj vajze, vetëm, nënë nuk është treguar. Agjë nuk e justifikon dhunën e një gruaje. Asnjë nuk merret me fëmijën. Ajo fëmijë i vogël, është për të ardhur keq. Edhe Zotin ky çift e ka lënë mënjanë”, theksoi ajo./abcnews.al