“Pickim” nga ana tjetër e shtratit/ Kryemadhi kundër Metës: Reagime boshe

Më të fundit


Me një fotografi të sajën me dosje, Monika Kryemadhi iu kundërpërgjigj bashkëshortit të saj, Ilir Metës që e ka vënë në qendër sulmi këto javë për corganizim të partisë. Sic duket kryemadhi po e thellon divorcin politik me Ilir Metën, pasi ai jo pak herë ka shfaqur pakënaqësi ndaj saj, për kohën kur drejtonte LSI-në, ndërsa ai ishte në Presidencë.

“Shfokusimi nga inceneratorët që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre”


Për Kryemadhin shpërthimi i bashkëshortit është për protagonizëm dhe i jep orientim se ku duhet të fokusohet si një prej krerëve të opozitës.

“Unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”

Por sic duket Ilir Meta nuk ka vetëm Kryemadhin kundër në këtë luftë të fundit që ka shpallur brenda partisë, me idenë e pastrimit të PL-së nga nepotizmi. Edhe bashkëpunëtorët e saj i dalin në krah, jo vetëm duke shpërndarë mesazhin e saj. Endrit Bramllari tha mbrëmjen e së martës në Real Story, se Meta e dinte për djegien e mandateve, pavarsisht se e ka kritikuar Kryemadhin se ia kishte fshehur.




Skip to toolbar