Vetëdorëzohet Erjon Rama, një nga personat e akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Luçiano Koçekut. Ndaj tij ishte lëshuar masë “arrest në shtëpi”. Vetëdorëzimi ka ndodhur këtë te enjte në Tiranë.
Erjon Rama, i panjohur në botën e biznesit më parë, të paktën në letra, gjatë tre viteve të fundit ka nisur të ekspozohet si aksioner në kompani baresh dhe restorantesh.
