Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për plagosjen e një 27-vjeçari. Sipas policisë, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim është finalizuar operacioni “Dajçi”, gjatë të cilit u arrestuan K. N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, K. P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë.
Të dy këta persona rezultojnë se kanë qenë të dënuar dhe më parë, ndërkohë që këtë herë ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28 shtator 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri 27-vjeçarin Saimir Nikolla.
Sipas grupit hetimor, plagosja e Nikollës është kryer gjatë një konflikti të çastit. Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy personat e arrestuar.