Plagosën kushëririn e Vis Martinit në Laç, zbardhen detajet

AKTUALITET


Policia e shtetit ka zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të kushëririt të Ervis Martinit, në qytetin e Laçit. Dy autorët të identifikuara si G.R, 21 vjeç dhe A. M., 25 vjeç, janë shpallur në kërkim. Ngjarja ka nisur disa javë pas një konflikti për motive të dobëta mes këtyre 2 personave dhe të plagosurit, që përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve dhe plagosjen e 19-vjeçarit.

Aktualisht policia është në kërkim të autorit të 21-vjeçarit si autor i plagosjes së Edon Martini,19 vjeç, dhe bashkëpunëtorit të tij 25-vjeçar, i cili akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimi. Autorët dyshohet se pas ngjarjes dogjën makinën në Borizanë të Krujës për të humbur gjurmët.

Ngjarja ka ndodhur paditen e të shtunës, ku 19-vjeçari u gjet i plagosur nga kalimtarët në anë të rrugës në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit dhe është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. 19-vjeçari ka disa plagë në trup dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Edon Martini është kushëriri i parë (djali i xhaxhait) të Ervis Martinit, i cili ishte protagonist i një përplasje me armë disa muaj më parë në zonën e ish-bllokut në tetor të vitit të kaluar, ku mbeti një i vdekur. Martini mbeti i plagosur nga ngjarja, ndërsa pas 7 muajsh në burg u lirua në maj të këtij viti kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekësh të rinj.



Skip to toolbar