Aksident tragjik në Laç, vdes 44-vjeçarja

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:40 në aksin e vjetër rrugor Milot-Laç. Mësohet se një mjet, i drejtuar nga një 23-vjeçar me inicialet A.G., banues në qytetin e Laçit, ka përplasur për vdekje një shtetase me inicialet Z.D., 44 vjeçe banuese gjithashtu në Laç.

Nga informacioni paraprak që ka dhënë policia e Kurbinit, mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘ish-Uzina e Superfosfatit’.


Sapo janë njoftuar, uniformat Blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të bërë zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit është arrestuar apo është në kërkim. Mësohet se 44-vjeçarja e aksidentuar, ka ndërruar jetë në vend, pa pasur mundësi të transportohet në spital.




Skip to toolbar