Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi, dyshime për larje hesapesh 

AKTUALITET


Mbrëmjen e së premtes ka pasur të shtëna më armë zjarri në kryeqytetin grek, Athinë, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur.

Sipas medias greke, protothema.gr i ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në zonën e Metaxourgeio, në rrugën e Chios.


Shqiptari është qëlluar me plumb në bark dhe në këmbë, ndërsa organet e Sigurimit po hetojnë shkaqet e sherrit, me të dhënat e para që flasin edhe për mundësi larje hesapesh qe mund të kenë lidhje me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.




Skip to toolbar