Plagosi me thikë ish-gruan në Elbasan, zbardhet dëshmia: Donte të më merrte pronat!

AKTUALITET


Detaje të reja mësohen nga ngjarja e një ditë me parë ku burri plagosi me thikë ish-bashkëshorten e tij në Elbasan.

Çifti ishte ndarë prej katër vitesh dhe kishin dy fëmijë të rritur. Gruaja jetonte me vajzën në Itali, ndërsa djali jetonte në Sarandë.

Ish bashkëshortja e tij ishte kthyer para disa ditësh nga Italia. Gjatë marrjes ne pyetje 53-vjeçari ka thënë se ish-bashkëshortja i kishte marrë të gjitha pronat dhe kjo ishte arsye e debatit.

Edhe pse familjarët gjykojnë se 53-vjeçari ishte ende i dashuruar me gruan e tij dhe kërkonte kthimin e saj.

Si ndodhi ngjarja

48-vjeçari u plagos nga ish-burri i saj, 53-vjeçari Arianit Berati, tashmë i arrestuar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit.

48-vjeçarja është në spital me tre plagë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Autori e kishte pritur ish-bashkëshorten e tij tek dera, ku më pas e ka qëlluar me thikë.



Skip to toolbar