Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja është shënuar pak caste më parë në zonën e Zogut të Zi.
ABC News mëson nga burime në vendngjarje, se personi i plagosur është shtetas nga Kosova.
Ai ka marrë plagë në këmbë si pasojë e të shtënave, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihen ende motivet dhe autorët e ngjarjes.


