Bashkimi europian është gati të disbursoj fondet për rajonin. Shqipëria do të mund të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë. Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre evropian. Përllogaritja është është bërë në bazë të Prodhimit të brendshëm Bruto (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.
Paketa ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, prej të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro në formën e kredive të favorshme.Por kusht i rëndësishëm është që çdo vend i Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Planit të Rritjes, do duhet të përgatisë një agjendë reformash, bazuar kjo në rekomandimet ekzistuese.
Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla, ku kryesorja është rritja e integrimit ekonomik, përafrim në aplikimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro si dhe lehtësim i transportit rrugor.
Gjithashtu e rëndësishme është dhe përshpejtimi i reformave themelore, nga ku përfshihet përmirësimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike si dhe heqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal.
Plani i rritjes për Ballkanin perëndimor u hartua në kuadër të procesit të Berlinit i cili ka mbushur një dekadë dhe në kuadër të tij janë mbledhur në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor ku në fokus ka planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal. Samiti i procesit të Berlinit mblidhet nje dite para Konferences se dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, qe do mbahet ne Luksemburg.