Plehrat në Golem, ndërhyn bashkia, Rama: Sakja po mbronte revolucionin

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama akuzon ish-kryebashkiakun e Kavajës Isa Sakja, se nuk ka pastruar prej muajsh plehrat në zonën turistike të Golemit. Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve. Ai ndan edhe një mesazh, i cili denoncon këtë rast.

Sipas Ramës, një pushues nga Kosova, i cili jeton në Zvicër i ka shkruar për plehrat dhe menjëherë janë angazhuar punonjësit e pastrimit në Bashkinë e Kavajës, duke bërë rehabilitimin e zonës, por edhe vendosur dy kosha të rinj. “Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë. Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëron se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa zaptues, ndërsa nuk lë pa ironizuar ish-kryetarin Sakja. “Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit. Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash”, tha Rama.

Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 8. August 2019


Skip to toolbar