Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të banesës së familjarëve të bashkëjetueses së tij në fshatin Bicaj.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e të riut, teksa në pranga ra dhe babai i tij pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti armën me të cilën qëlloi 28 vjeçari B. H. (A). si dhe 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.