Dy vëllezër afganë kanë vrarë në Berlin motrën e tyre, si ndëshkim për faktin që ajo po jetonte si perëndimorët.
26-vjeçari Sayed H. dhe 22-vjeçari Seyed H., vranë brutalisht 34-vjeçaren Maryam H., në 13 korrik.
Prokurorët gjermanë thonë se ata e gjymtuan trupin e viktimës, e futën në valixhe dhe e groposën në një pyll, pranë shtëpisë së tyre në Holzkirchen.
Sipas prokurorëve, vëllezërit nuk pranonin dot që motra e madhe ishte divorcuar nga burri me të cilin kishte dy fëmijë dhe me të cilin ishte martuar që 16 vjeç, për të nisur një marrëdhënie të re me dikë tjetër.