Po lahej në pishinë, humb jetën 15 vjeçari në Gjirokastër. Dyshohet nga infarkti

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Mashkullorë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në një pishinë.

Viktima është identifikuar si Arbër Peçi.  Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.



Skip to toolbar