Po Lulzim Basha, ku është? Gjikondi: E komplekson e shkuara e tij politike, nuk ndahet dot nga Berisha

Më të fundit


TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” komentoi heshtjen politike të Lulzim Basha, i cili prej ditës është “zhdukur” nga sfera politike.

Ai shprehet se Basha hesht pasi ndihet i kompleksuar nga e kaluara e tij politike dhe lidhja që ka më ish-kryeministrin Sali Berisha. “Heshtjen e Bashës unë e shikoj si skeletin që ka ai në sirtar. Mjafton të kujtojmë 21 janari, që doli emri i tij dje me Berishë, edhe nëse do të ndahet, ai nuk ndahet nga Berisha. Unë kështu e kuptoj heshtjen e tij, e komplekson e shkuara e tij. Ai kujton se gjithmonë do t’ia hedhë me procedurë”, tha ai.



Skip to toolbar