“Po përgatitemi për Italinë”/ Sylvinho: Ndaj Azerbajxhanit do provojmë gjëra të reja

Më të fundit


Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho deklaroi se Shqipëria po përgatitet për përballjen me Italinë, e cila do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Grupin B të EURO 2024, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia me Spanjën.

Gjatë një konference për shtyp nga Austria, aty ku kombëtarja po zhvillon fazën përgatitore, Sylvinho u shpreh se ende nuk mund të thotë formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë kundër italianëve.


Sa i përket miqësores ndaj Azerbajxhanit, që do të zhvillohet më 7 qershor, ora 19:00, tekniku brazilian nënvizoi se do të provojë gjëra të reja.

“Ne jemi duke zhvilluar përgatitjet për EURO 2024, është proces pune shumë i shpejtë. Nuk kemi pasur 3-4 javë në dispozicion, kemi 7 ditë që stërvitemi. Sigurisht, po përgatitemi me Italinë, por nuk mund të them akoma sesi do të jetë skuadra. Mbetet për t’u parë. E rëndësishme që në ndeshjen me Azerbajxhanin t’u japim mundësi lojtarëve, të provojmë gjëra të reja. Është proces dinamik për kombëtaren. Kjo është një përgatitje e fortë për të gjithë. Italia është e fortë, është ndeshje e fortë. Po përgatitemi për t’u përballur siç duhet me Italinë. Ashtu edhe Krocia, Spanja, grup i fortë, i bukur. Është e rëndësishme ta shijojmë këtë turne, të provojmë të bëjmë më të mirën”, theksoi Sylvinho.




Skip to toolbar