Videoja skandaloze e pjesëtarëve të Drejtorisë së Policisë së Pribojit që dëgjohen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç ka qenë objekt i reagimeve të ashpra në Bosnje.
Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë dhe është realizuar në një restorant gjatë festës së Vitit të Ri.
Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka reaguar për këtë mënyrë festimi, ndaj duket se glorifikimi i gjenocidit dhe thirrjet për krime të reja nuk i ka shqetësuar autoritetet shtetërore të Serbisë.
Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.Gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, policët serbë u frymëzonin me vargje të tilla për të kryer gjenocid edhe në Kosovë.
Policët këndojnë se Pazari do të jetë Vukovari i ri dhe Sjenica Srebrenica e re, e cila është një këngë e ashpër çetnike që kërcënon pjesëtarët e kombeve të tjera në këtë. rasti i boshnjakëve, qytetarëve se do t’u vijë lufta.
Për këtë akt skandaloz ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.
“Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, shkruan Kamberi.
Teksti i Këngës
“Srebrenicë, ti je shumë e dashur për mua,
Do të doja të përsëritej (ndodhte) tre herë … ”
“Oj Pazar ti je Vukovari i Ri,
Oj Sjenice Srebrenice e re… “,
“Oh Fatime, ku janë tymi-tymi,
Çetnikët rreth Ledenikut…”