Policia blindon “Astirin”. IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtesave

AKTUALITET


Forca të shumta policia kanë rrethuar mëngjesin e së premtes zonën e Astirit në Unazën e Madhe në Tiranë, ku IKMT ka planifikuar një tjetër aksion për shembjen e ndërtesave për t’i hapur rrugën zhvillimit të projektit për zgjerimin e rrugës.

Në zonë ka forca të shumta policie por deri tani nuk ka pasur rezistencë nga banorët.

Ata kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre dhe nuk do të lejonin mjetet të shembnin banesa dhe biznese përgjatë këtij segmenti, por me sa duket ata nuk kanë gjetur dakordësi mes njëri-tjetrit.

Tre ditë më herët në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së ku pati përplasje të dhunshme mes banorëve dhe policisë. Si pasojë  e përplasjeve 12 persona mbetën të plagosur, ndërsa u shoqëruan shumë protestues nga policia.



Skip to toolbar