Xhaferllari dhe Vorpsi nisin punën njëkohësisht

AKTUALITET


Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari kanë hyrë të dyja mëngjesin e së premtes në Gjykatën Kushtetuese.

Ka qenë Marsida Xhaferllari, e dekretuar për këtë post nga presidenti Meta që ka mbërritur në zyrë e para, ndërsa Arta Vorpsi punon prej shumë vitesh në Gjykatën Kushtetuese.


Arta Vorpsi e pyetur nga gazetarët tha vetëm: “Mos u lodhni kot”. Ndërsa Marsida Xhaferllari tha: “Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë”.

Marsida Xhaferllari u betua një ditë më parë në Presidencë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Arta Vorspi u betua paraditen e së enjtes te noterja.

Që të dyja janë paraqitur ditën e sotme në punë në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që vijon të mbetet e paqartë se cila nga të dyja do ta “gëzojë” postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.




Skip to toolbar