Përplasje për Unazën, policia blindon Shkozën

AKTUALITET


Forca të shumta të policisë dhe FNSH-së kanë zbarkuar në zonën e Shkozës në Tiranë dhe kanë rrethuar shtëpitë që do të shemben gjatë ditës së enjte në zbatim të projektit për devijimin e Lanës dhe ndërtimin e Unazës së Madhe. Shumë banorë qëndrojnë në mbrojtje të shtëpive dhe kundërshtojnë aksionin e policisë dhe IKMT-së.

Gjatë ditës së enjte janë parashikuar të shemben dy banesa të cilat ndodhen pikërisht në gjurmët ku kalon projekti i Unazës së Madhe.


Në mbështetje të banorëve të Shkozës ndodhet ish deputeti i PD-së, Aldo Bumçi. Ai akuzon qeverinë për këtë masë ekstreme, ndërsa thotë se as në diktaturë banesat nuk janë shembur nga shteti. Bumçi i bën thirrje qeverisë që më parë t’i dëmshpërblejë këta banorë.

Gjatë të mërkurës në zonën e Shkozës u shemb vetëm një banesë për shkak se shumë banorë u ngujuan brenda shtëpive dhe nuk lejuan policinë të veprojë.




Skip to toolbar