Policia ka ndërmarrë një aksion blic në zonën e doganës së Tiranës.
Rreth 100 forca policie ndodhen në zonën e doganës në Tiranë, në kuadër të operacionit për goditjen e paligjshmërisë.
Operacioni është në vijim të aksionit të nisur në Durrës disa ditë më herët.
Policia po kryen kontrolle automjeteve, me qëllim që të zbulojnë personat që lëvizim me armë apo me lëndë narkotike.