“Politika drejt degradimit”/ Rezoluta e integrimit, Sula: Mazhoranca nuk ka pranuar asnjë amendamet apo sugjerim tonin

Më të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se në 8 vite, mazhoranca nuk ka pranuar asnjë amendament apo sugjerim të opozitës, në komisione parlamentare.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula u shpreh se politika në vend nuk ka ardhur drejt përmirësimit, por drejt degradimit.

“Unë, vitin tjetër mbush 20 vite në politikë. Për fat, politika në Shqipëri nuk ka ardhur drejt përmirësimit, ka ardhur drejt degradimit, ose drejt konflikteve shumë të mëdha, kjo është fatkeqësi edhe si trend. Kjo që ka ndodhur këto 3 vite, nuk ma kanë zënë sytë në këto 8 vite. Në kuptimin që mos të pranohet një pikë, një preesje, një amendament, një sugjerim të një anëtari. Fatkeqësisht, edhe në kohën tonë, nuk kemi qenë republikë e pastër parlamentare. Por ziheshim aty brenda, kemi bërë debate shumë të forta, por te ju, jemi kthyer në republikë kryeministrore. Të shohësh kolegë të tu, që si fytyra, nuk i njoh, kurrë nuk janë folur, vetëm ngrenë kartonin, kjo është e tmerrshme. Brenda Grupit Parlamentar, Bardhi, ne në çdo takim me ndërkombëtartet duhet të jemi prezent. Do japim kontributin, nuk do bllkojmë asgjë për BE. Ne jemi të përjashtuar, jam 3 herë në SPAK. Të çosh deputetin në SPAK, se kapa në qafë gardistët. Para se të jesh politikan, je njeri”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar