Ardian Çela, ish-kreu i OSHEE dhe ish-drejtuesi politik i qarkut Durrës për Partinë Socialiste, ka mbërritur në SPAK në këtë të enjte.
Çela ka drejtuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga dhjetori 2014 deri vitin e kaluar.
Në SPAK është paraqitur mëngjesin e së enjtes edhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i cili do të japë shpjegime për llogari të dosjes “21 Janari”.