“Politika është një betejë”, Mediu: Institucionet nuk mund të jenë pronë e askujt

AKTUALITET


Ish-ministri Fatmir Mediu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se politika është një betejë, ndaj edhe opozita u ul në tryezë dhe po ashtu do qeveri tranzitore.

Mediu theksoi se institucionet e shtetit shqiptar nuk mund të jenë pronë e askujt.

Politika është një betejë. Kjo është një betejë, ne po bëjmë këtë betejë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme e të lira. Ne duam një marrëdhënie qeverisjeje, e cila të jetë jo palë me kriminelët. Ka një arbitër dhe ky arbitër është OSBE-ODIHR. OSBE tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk vlejnë.

Ne duhet të mësojmë njëherë e mirë se institucionet nuk duhet të jenë pronë e askujt. Unë kërkoj që palët të bien dakord që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Rama e sheh pushtetin si element për të shkatërruar e zaptuar. Nga viti 2001 deri më 2005, opozita ka vepruar në disa forma. Opozita do të vazhdojë aksionet e saj, derisa ka pasur rezultate. Ne do të vazhdojmë derisa të ketë ndryshime”, deklaroi Mediu.



Skip to toolbar