Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në kryeqytet. Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, është rrëzuar nga kati i gjashtë i një pallati te Komuna e Parisit.
Lajmin e konfirmuan për Realstory.al drejtues të klubit të Partizanit. Ata u shprehën se aktualisht futbollisti ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Gjithashtu, nuk dihet se si ndodhi ngjarja, nëse futbollisti është rrëzuar aksidentalisht nga pallati apo është hedhur vetë.
Drjetuesit e klubit të Partizanit ndodhen në spital. Pritet një reagim zyrtar nga klubi i Partizanit për ngjarjen e rëndë.
Vijon….