Portieri i Partizanit Aldo Teqja rrëzohet nga kati i gjashtë i pallatit

#NËRADAR


Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në kryeqytet. Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, është rrëzuar nga kati i gjashtë i një pallati te Komuna e Parisit.

Lajmin e konfirmuan për Realstory.al drejtues të klubit të Partizanit. Ata u shprehën se aktualisht futbollisti ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Gjithashtu, nuk dihet se si ndodhi ngjarja, nëse futbollisti është rrëzuar aksidentalisht nga pallati apo është hedhur vetë.

Drjetuesit e klubit të Partizanit ndodhen në spital. Pritet një reagim zyrtar nga klubi i Partizanit për ngjarjen e rëndë.

Vijon….




Skip to toolbar