Postblloqet për vrasjen e Vlorës kapin shkodranin e armatosur

AKTUALITET


Një i ri nga Shkodra është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Himarë, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje, të cilën e kishte të mbushur me 8 fishekë. I riu ka rënë në pranga gjatë kontrolleve të shumta që policia po ushtronte në të gjithë zonën bregdetare pas krimit të rëndë që ndodhi në plazhin e vjetër të Vlorës, ku mbeti i vrarë pronari i një lokali dhe u plagosën djali dhe nipi i tij.

Policia tha se në kuadër të planit masave të ndërmarra dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 33-vjeçarit E. D, banues në Shkodër.


Sipas të dhënave hetimore, 33-vjeçari, rreth orës 23:30 të mbrëmjes është konstatuar nga shërbimet e FNSH së Fierit dhe Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Himarë, duke udhëtuar me një automjet në afërsi të një karburanti. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë, të cilën e mbante në brez. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.




Skip to toolbar