Pranga 25-vjeçarit, kapet në flagrancë duke vjedhur makinat

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili u kap në flagrancë në bulevardin “Bajram Curri” teksa po tentonte të vidhte 2 automjete të parkuara pranë një pallati. Ai ishte fiksuar në një kompleks pallatesh dhe aty vidhte sende brenda automjeteve. Por tentativa e fundit i shkoi keq pasi një banor e pikasi duke thyer xhamat e dy mjeteve dhe lajmëroi policinë e cila e vuri në pranga. Pas hetimeve rezultoi se 25-vjeçari XH.LL., kishte kryer edhe vjedhje të tjera.

Të paktën 5 vjedhje të tjera të automjeteve, si dhe dy vjedhje lokalesh, rezultojnë të kryera nga ky shtetas.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës sendet e vjedhura dhe aksesorë të ndryshëm, të cilat autori i përdorte për të kryer vjedhjet.

Shtetasi Xh. Ll është autor i dyshuar i vjedhjes në dy lokale, njëri në rrugën “Dritan Hoxha” dhe tjetri në rrugën “Lavdie Petrela”, Tiranë, territor që mbulohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë, në ngarkim të shtetasit Xh. Ll.



Skip to toolbar