Pranga terroristit rus, anëtari i ISIS fshihej në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka vënë në pranga të premten një shtetas rus të kërkuar për terrorizëm. 34 vjeçari rus R.M i lindur dhe banues në Norils të Rusisë ka hyrë fshehtas si emigrant i paligjshëm në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Rusia dhe kërkohej për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

“Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi. Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus”, njofton policia.

Policia po heton se cilat kanë qenë qëllimet e rusit në Shqipëri, sa kohë ka që ka hyrë brenda vendit tonë dhe bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Shërbimet e antiterrorist e kanë mbajtur sekret vendin ku fshihej rusi, i cili mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh, ndërsa po bashkëpunon edhe me autoritetet ruse për të mësuar më shumë mbi aktivitetet terroriste jashtë Shqipërisë dhe veprimtarinë e tij në vendin tonë.  Pas përfundimit të hetimeve në Shqipëri, shtetasi rus do të ekstradohet drejt Rusisë.

Drejtoria e AntiterroritBashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, vë në pranga një të kërkuar për terrorizëm.Lokalizohet, identifikohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, një 34 – vjeçar rus i kërkuar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin:- R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 12. Juli 2019
Shtetasi rus i arrestuar


Skip to toolbar