Rama jep lajmin e mirë: Nisim indeksimin e pagave në shtet. Ja kategoritë që preken

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.

Ai ka njoftuar se do të nisë dhe llogaritje a vjetërsisë së punës në sektorin e shëndetësisë.

“Fillimi i indeksimi i pagave për sektorin publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor. Politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 ml euro që në vitin e parë shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjithë kategorive shoqërore.

Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 1-0 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja.

Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekëtë reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha ai



Skip to toolbar