Presidenti i Francës paralajmëron: Jemi në prag të luftës, bota është në krizë të thellë

AKTUALITET


“Bota po kalon një krizë të thellë dhe mund të jetë në prag të luftës”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim të martën në Gjenevë ku bëri thirrje për një përpjekje globale për të adresuar rreziqet e pabarazisë, teknologjisë së pakontrolluar dhe ndryshimeve klimatike.

Ai mbajti një fjalim në 100 vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë. Gjatë fjalës së tij ndër të tjera Macron bëri thirrje për mbrojtje sociale dhe kompensim universal për njerëzit, jetesa e të cilëve u kërcënohej nga ndryshimet teknologjike dhe mjedisore.

“Unë mendoj se kaosi është këtu. Dhe unë mendoj se është përgjegjësia e brezit tonë që të mos presim për një luftë të re, por të shikojmë botën ashtu siç është”, tha Macron, raporton Reuters.

“Besoj se nëse nuk kujdesemi, sot ne jemi në prag të luftës. Dhe kjo luftë është e pranishme në demokracitë tona – është kriza e thellë që po kalojmë. Mund të zgjedhim të jemi të përgjumur, por nëse duam përparim të vërtetë, duhet të bëjmë disa angazhime serioze”, tha ai.

Pabarazia në rritje po ushqen “autoritarizmin” . Votuesit thonë se demokracia nuk na mbron nga pabarazia e shkaktuar nga kapitalizmi i çmendur, prandaj le t’i mbyllim kufijtë, të ndërtojmë mure dhe të dalim nga multilateralizmi “, tha ai me një kritikë të dukshme ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Macron foli për 44 minuta, shumë më tepër se liderët e tjerë, përfshirë Kryeministrin rus Dmitri Medvedev dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Presidenti 41-vjeçar i qendrës njihet si udhëheqës i një lëvizjeje liberale duke kundërshtuar ngritjen e së djathtës ekstreme në Evropë. Megjithëse situata e tij në Francë, është dëmtuar nga disa muaj të protestave “të jelekverdhëve”, të cilët janë kundër reformave ekonomike, dhe kundër një takse të karburantit./Reuters



Skip to toolbar