Vrasja e administratorit të Njësisë Kotë, arrestohen 3 autorët

AKTUALITET


Policia ka arrestuar të mërkurën 3 autorët e vrasjes së administratorit të njësisë Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka.

Tre personat e rënë në pranga janë Jaçe Bejtaj, Namik Bejtaj dhe Arif Bejtaj, që të tre të afërm me njëri-tjetrin.


Ata u konfliktuan ditën e djeshme me punëtorët që po rregullonin rrugën në fshat. Njëri prej tyre qëlloi me armë në drejtim të punëtorëve. I pranishëm në vendngjarje ishte edhe Argjil Gjoka dhe plumbi kapi pikërisht atë.

Gjoka ndërroi jetë në spital.

NJOFTIMI

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

• N.B., 30 vjeç (arrestuar).

• J.B., 22 vjeç (arrestuar).

• A.B., 19 vjeç (arrestuar).

Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.




Skip to toolbar