“Unaza e Madhe”, shembet me eksploziv 6-katëshi në Astir (video)

AKTUALITET


Pallati 6-katësh në zonën e Astirit është shembur me shpërthim të kontrolluar nga IKMT duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të projektit të “Unazës së Madhe”. Shpërthimi i kontrolluar ndodhi nga ekspertët e IKMT, të cilët përdorën plot 10 kilogramë eksploziv dhe hapën 250 vrima në kolonat e pallatit 6-katësh për shembjen e tij. Shpërthimi ndodhi në orën 15:30, ndërsa pallati brenda pak sekondave pushoi së ekzistuari duke lënë pas vetëm shtëllunga të mëdha tymi.

Gjatë aksionit të IKMT nuk pati asnjë incident apo rezistencë të banorëve të Astirit. Forcat zjarrfikëse përmes hedhjes së ujit bënë të mundur lokalizmin e shtëllungave të tymit, ndërsa policia kishte vendosur më herët perimetrin e sigurisë për të mos rrezikuar asnjë qytetarë.

Një ditë më parë, IKMT shembi edhe 5 ndërtesa të tjera duke prishur kështu të gjitha ndërtesat që ishin pengesë për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe.

Prishja e objektit 6 katesh me shperthim te kontrolluar…

Gepostet von Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT am Freitag, 10. Januar 2020


Skip to toolbar