Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ai nuk u paraqit ditën e hënë ashtu siç ishte kërkuar.
Prokurorët kanë firmosur urdhrin, i cili është dorëzuar në polici, duke i dhënë kohë Bashës të paraqitet deri më 20 qershor, në të kundërt do të bëhet shoqërimi i tij detyrueshëm.
Basha nuk iu përgjigj ftesës për t’u paraqitur ditën e hënë me arsyetimin se prokuroria nuk i kishte paraqitur fakte dhe nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.