Mbrëmjen e së shtunës (8.06.2019), opozita do të zhvillojë protestën e saj të radhës ndërsa policia ka nisur të marrë masat për mbrojtjen e institucioneve shtetërore që kanë qenë objektiva të sulmeve të dhunshme nga protestuesit opozitar në të kaluarën.
Ashtu si edhe herët e tjera për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen 1500 efektivë policie.
Ndërsa tashmë është vendosur perimetri i sigurisë. Tek Ministria e Brendshme, por edhe te Paramenti është vendosur një gardh metalike, për të mos lejuar kalimin e këtij perimetri nga ana e protestuesve.
Policia njofton se janë vendosur kamera me rezolucion të lartë në pikat kyçe dhe që do të fiksojnë çdo kënd që kryen akte të dhunshme.
Pas çdo proteste të PD-së, policia ka arrestuar personat që kanë ushtruar dhunë.