PS 34 vjeç, Rama: Flamuri i saj ngjitur lart falë 856,177 zemrave që u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

Më të fundit


Ditën e sotme, Partia Socialiste shënon 34 vite nga lindja e saj.

Për këtë, ka ardhur një urim nga vetë kryesocialisti, njëherësh dhe kryeministër i Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ndan foton e një trendafili, simbolikë kjo e kësaj force politike, teksa e shoqëron me një urim për socialistët dhe falenderim për të gjithë ata që e kanë votuar.“MIRËMËNGJES
dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan Rama në rrjete sociale.



Skip to toolbar