Duket qe lufta sektike qe vazhdon per me shume se 5 vite ne Turqi po transferohet fuqishem ne Shqiperi e Kosove.
Erdogan lufton parreshtur armikun e tij klerikun Fethullah Gulen. Dikur ne nje aleance me njeri tjetrin me vone me mosmarrveshje e ndarje e ne fund armiq te betuar.
Duket qartas qe Erdoganit i duhet armiku. Ai ka nevoje per te , per retoriken e nevojshme si pergjigje ndaj sondazheve ne Turqi ai sulmon Gulenin. Guleni nderkohe eshte nje target qe pothuajse s’ben ze, ndaj per Erdogan sulmi ndaj tij dhe pasuesve te tij eshte i lehte dhe komod.
Po per cilat investime te Gylen flet presidenti turk?
Shkollat e Gulenit jane hap ne Shqiperi ne vitin 1993. Ketu kane studiuar nxenesit me te mire te vendit. Keto shkolla kane qene perhere fituese ne cdo olimpiade. Gjithmone eshte debatuar qellimi i hapjes se ketyre shkollave, shume vite para se Erdogan e Gylen te ndaheshin e te beheshin armiq, Por shumica derrmuese e shqiptareve i sheh keto si institucione serioze dhe te dobishme.
Eshte fol shume per arsimin dhe pozicionin e kesaj levizje ne arsim por perse Presidenti Erdogan nuk perjashtoi nga paralajmerimet edhe shendetesine?
Me qindra nxenes te ketyre shkollave kane mbaruar fakultetin e mjekesise.
Por ndryshe nga studentet e tjere, ata jane kthyer dhe punojne ne Shqiperi.
Ata punojne si mjeke ne spitalet publike ne vend por pjesa derrmuese e tyre eshte ne Spitalin Amerikan dhe Hygeia (ky i fundit i blere nga Spitali Amerikan).
Sipas statistikave te nxjerra nga Urdheri i Mjekeve te Shqiperise dhe Ministria e Arsimit, jane 97 mjeke te specialiteteve te ndryshme qe punojne ne kete grup spitalor privat qe kane mbaruar shkollat e hapura nga levizja e Gulen.
Nje fakt tjeter qe i jep “te drejte” presidentit turk te atakoje kete institucion te shendetesise private ne Shqiperi, si i lidhur me Gylen, eshte ai se gjithashtu shumica e administrates se ketij spitali duke nis nga drejtori i pergjithshem (Klodian Allajbeu), stafi i finances, i administrates e deri ne recepsione jane te lidhur me kete levizje.
Gjithashtu ne spitalet publike por dhe ne Ministrine e Shendetesise punojne mbi 200 individe qe kane mbaruar keto shkolla dhe jane qene pjese aktive e kesaj rryme.
Sikur keto mos te mjaftonte Shqiperia, edhe Kosova eshte bere nje strehe e mirefillte e shume njerezve qe jane arratisur nga perndjekja e Erdogan. Nje pjese e mire e mjekeve dhe punonjesve mjekesore qe emigruan nga Turqia jane stabilizuar dhe punesuar ne Spitalin Amerikan Tirane dhe Prishtine. Numerohen 34 mjeke turq qe punojne ne kete strukture. Ata jane specialiste shume te mire qe i mungojne Shqiperise dhe Kosoves.
Nje nga te rrembyerit ne Prishtine prej Sigurimit Turk 2 vjet me pare ishte mjek qe punonte ne Spitalin Amerikan Prishtine. Kjo solli nje reagim te forte ne Kosove dhe nga disa vende te BE (reagime erdhen edhe nga SHBA). Qeveria e Kosoves si pasoje, shkarkoi nga detyra Drejtorin e pergjithshem te policise dhe Sigurimit te Shtetit. Prokuroria nisi hetimet qe rezultuan me arrestime te funksinareve te perfshire.
Kjo eshte arsyeja pse Erdogan perfshiu shendetesine ne konferencen per shtyp por dhe ne fjalen e tij ne parlament.
Ambasadat Amerikane ne Shqiperi dhe Kosove jane treguar nderkohe te kujdesshme ne mbeshtetjen publike per zhvillimin e ketij institucioni shendetesor dhe ambasadoret kane qene pjesemarres ne cdo inagurim. Keshtu beri ambasadorja amerikane Kim ne Tirane, kur vizitoi Spitalin Amerikan, pak dite para zgjedhjeve te 25 prillit ne takime publike me stafin dhe Drejtorin e Pergjithshem Allajbeu. Kujtojme se nje media nen pronesine e Allajbeut, ishte kritike ne fushaten e fundit ndaj qeverise se zotit Edi Rama, kryeminister dhe mik (i cilesuar vella) nga vete presidenti Erdogan.
Levizja Gylen ( cilesohet FETO nga autoritetet turke) eshte ne listen e organizatave terroriste ne Turqi, e akuzuar si autore e pucit te shtetit ne korrik 2016. Megjithese shume vende, perfshire edhe Shqiperine e Kosoven e denuan Grushtin e Shtetit, asnje prej tyre nuk e ka radhitur kete levizje, si terroriste. Megjithe insistimin e autoriteteve turke dhe te vete Presidentit Erdogan personalisht ne Shtepine e Bardhe, Fetyllah Gylen vazhdon te strehohet dhe te jetoje ne Maryland.
Linja e predikuar prej tyre eshte ngritur zyrtarisht mbi parimet e tolerances dhe demokracise.
Por dhe per kete Erdogan i akuzon qe eshte vetem ne dukje se ne thellesine e tyre ata jane brutale dhe te eger ne arritjen e qellimeve qe kane. Ketu perfshihet dhe akuza per grushtin e shtetit ne Turqi ku sipas burimeve zyrtare turke humben jeten rreth 200 persona.
Qeveria shqiptare e la Erdoganin te fliste ashper ne Tirane kunder Gylen dhe institucioneve arsimore dhe shendetesore qe ai mbeshtet e financon ne Tirane. Por ajo zgjodhi mos pronomnimin as pro dhe as kunder fjalimit te tij.
Ne sjelljen e saj ama, qeveria Rama ka mbajtur nje qendrim: keto vite ajo haptas ka mbeshtet Spitalin Amerikan dhe nuk ka penguar dominancen e tij totale ne tregun shqiptar.
Ky spital puneson rreth 2000 persona ne Shqiperi dhe Kosove dhe eshte nje faktor shume i rendesishem ne zhvillimin e shendetesise ne vendin tone.
Per me teper aty kurohen gjithe qeveritaret dhe elita shqiptare.
Veshtire te ndeshkosh ate qe te ka shpetuar jeten apo jo?
