Pse mungoi një koalicion me Bashën? Kryemadhi: S’na u propozua! Kush bën bashkëpunim me të i them se…

Më të fundit


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë në “Real Story” në ABC News, ndërsa foli për situatën politike në vend, situatën në opozitën shqiptarëve, u ndal edhe tek komunikimi me kreun e PD Luzlim Basha. E pyetur se përse ka munguar një koalicion me Bashën, Kryemadhi tha se ka munguar një propozim zyrtar nga Basha dhe PD.

Gjithashtu Kryemadhi shtoi se ka një përgjigje për të gjithë ata që mund të mendojnë të bëjnë një bashkëpunim me Lulzim Bashën, duke theksuar se nuk ka për ta zbatuar asnjëherë dhe se gjithmonë do të kërkojë Pazar më të lartë.

Pjesë nga intervista:

Vendimi i Bashës ka qenë vendim i Berishës?

Monika Kryemadhi: Mendoj që vendimi i djegies së mandateve apo që zoti Basha na vendosi përpara faktit të kryer ndoshta ka qenë nga presioni, për të ushtruar një presion nga institucioneve mendoi që të radikalizonte opozitën dhe ndodhi e kundërta e shpërbëi opozitën.

Përse nuk bëtë dot një koalicion?

Monika Kryemadhi: Ne nuk na u propozua nga Basha dhe PD një listë e përbashkët, çdo gjë mund të ketë qenë thashetheme, por asgjë zyrtare. Pas shembjes së Teatrit komunikimi me Bashën ka qenë i rrallë. Mendoj që kanë mbetur shumë enigma dhe pse marrëveshja e 5 qershorit u përshëndet. Dimë të them që shumë ndërkombëtarë na kanë thënë mos na pyesni çfarë ndodhu me ndryshimet kushtetuese, por pyesni zotin Basha. Mendoj që Basha hyri në një marrëdhënie okulte me zotin Rama. Referuar zgjedhjeve të 2021 mendoj që Basha dhe Rama të dy kanë menduar që nëse ishte për dy deputetë do t’ja jepnin. U tregua që e gjithë lëvizja politike nuk kishte qëllim institucionalizimin e opozitës por për të eliminuar LSI-në./abcnews.al/



Skip to toolbar