Punoi me Beatles dhe Tina Turner, vdes producenti muzikor

BOTA



Producenti muzikor Phil Spector ka vdekur në moshën 81 vjeçare, nga një infeksion që lidhet me COVID ndërsa po vuante një dënim në burg për vrasje.

Spector, i cili shndërroi muzikën popin me regjistrimet e tij, punoi me emrat të mëdhenj si Beatles, The Righteous Brothers, Ike dhe Tina Turner.


Në vitin 2009, ai u dënua për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson në vitin 2003.

Lana Clarkson who was foundshot dead inside Phil Spector's house in LA

“I burgosuri, Phillip Spector u shpall i vdekur për shkaqe natyrale në orën 18:35, më 16 janar të vitit 2021, në një spital. Shkaku zyrtar i vdekjes do përcaktohet nga ekzaminuesi ligjor,”- njoftoi California Department of Corrections and Rehabilitation.

Phil Spector seated in the courtroom on March 23 2009, the last day of the prosecution rebuttal in the case of People v Phil Spector

Spector prodhoi 20 hitet më të mira midis 1961 dhe 1965. Metodat e tij të prodhimit ndikuan në artistë të mëdhenj përfshirë Beach Boys dhe Bruce Springsteen.

Producenti muzikor raportohet se ishte i varur nga droga dhe alkooli. Ai u tërhoq nga skena e muzikore gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Spector had a habit of pointing weapons at anyone who displeased him, included John Lennon and The Ramones. Pictured: Phil Spector with John Lennon

Në shkurt 2003, aktorja Lana Clarkson u gjet e vdekur në shtëpinë e tij në Alhambra, California me një plagë plumbi në kokë.

Clarkson ishte takuar me Spector disa orë përpara vdekjes në një klub nate.

Spector's giant wig worn during his murder trial in 2005

Ai pretendon se arma u shkrep në momentin kur aktorja “puthi armën”, por katër gra pretenduan në gjyq se Spector i kishte kërcënuar me armë kur e refuzuan.

Spector u dënua për vrasje të shkallës së dytë në vitin 2009.