Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se autorët e masakrës me mbi 140 viktima në sallën e koncerteve në Crocus vepruan për para, duke u zotuar se do të kapin nxitësit.
“Është e rëndësishme që ne të denoncojmë si autorët e sulmit të 22 marsit në Krasnogosk, në periferi të Moskës, dhe të gjitha hallkat në zinxhirin e përgjegjësisë, përfshirë ata që përfituan nga ky krim. Ne do t’i kapim ata”, tha
Putin në një fjalim në ministrinë e Brendshme.
“Ata që përdorin këtë armë, një armë e përdorur kundër Rusisë, duhet të kuptojnë se është një thikë me dy tehe”, shtoi Putin, sipas të cilit sulmuesit vepruan për para “të udhëhequr vetëm nga konsiderata ekonomike, jo fetare apo politike”.
Kujtojmë që Rusia ka akuzuar Britaninë, SHBA-në dhe Ukrainën si të përfshirë në sulm./abcnews.al