“Putin njoftoi Bush dy ditë para sulmeve të 11 Shtatorit”

AKTUALITET


George Beebee, një agjent i lartë i CIA-s në kohën e presidencës së George W.Bush ka publikuar së fundi në SHBA një libër ku zbulohen një sërë të dhënash të reja në lidhje me sulmin terrorist që ndryshoi Amerikën dhe mbarë botën, në 11 Shtator, 2001.

Agjenti i CIA-s thotë se Vladimir Putin, e kishte paralajmëruar George W. Bush dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, duke i treguar për një komplot të afërt terrorist nga Afganistani.

Beebee pretendon në libër, se Putini e kishte telefonuar Bush dy ditë para sulmeve në “Kullat Binjake”, për të paralajmëruar se inteligjenca ruse ka zbuluar shenja të një fushate terroriste fillestare në Afganistan.

Mediat amerikane citojnë “Russia Today” teksa raportojnë se në një pjesë në librin e Babee shkruhet:  “Putin i ka telefonuar Presidentit Bush 2 ditë para sulmin dhe ka njoftuar se shërbimet inteligjente ruse kanë kapur sinjale të një fushate terroriste që “ diçka e madhe do të ndodhë”, dhe do të vijë nga Afganistani”.

Por Beebee nuk tregon, nëse SHBA ndërmori ndonjë veprim pas këtyre paralajmërimeve.

Në media është raportuar se edhe shërbime të tjera sekrete, si ato britanike, kishin paralajmëruar SHBA-të për sulmet terroriste.

Sulmi ndaj “Kullave Binjake” është akti më i rëndë terrorist i ndodhur në SHBA, i cili shkaktoi mijëra të vrarë e të plagosur në New York.



Skip to toolbar