Gazetarja Gerta Vasku raportoi nga Bashkia e Tiranës ku momentalisht qarkullimi është bllokuar dhe situate paraqitet e qetë.
“Në këto momente rruga vijon të jetë e bllokuar pasi disa automjete mbetën të bllokuar, por me ndihmën e policisë u kthyen mbrapsht drejt bulevardit. Situata ka qenë e qetë, ka pasur herë pas here fjalime nga eksponentë të PD të cilët kanë përmendur që do ta mbajnë këtë rrugë të bllokuar deri në orën 20. Nuk ka pasur konfrontime apo tension mes protestueve apo policisë. Vijojnë herë pas here thirrjet kundër kryeministrit Rama. Situata ka qenë e qetë.”