Që nga idhulli e deri te “fiksimi”: 10 fakte mbi Kylian Mbappé që (mbase) nuk i dinit 

Më të fundit


Kylian Mbappé është pa diskutim kryefjala e këtij Botërori.

Në ndeshjen e mbrëmshme, “i vetëm” përballë Argjentinës, futbollisti francez arriti të kthejë rezultatin duke shënuar 2 gola në 1 minutë, një të tretë në minutën 118 dhe një penallti, arriti të ngushëllohet nga vetë presidenti Emmanuel Macron, si dhe të jetë kudo nëpër internet.


Argjentina fitoi kupën, por Mbappé fitoi zemrat e tifozëve.

Por, ja ku ju sjellim disa fakte që me siguri nuk i dinit rreth fenomenit Mbappé:

Mbappé është i fiksuar pas atleteve

Më parë, kur ende ishte një adoleshent, i lutej mamit që t’i blinte atletet që donte. Tani, futbollisti mund t’i blejë vetë dhe ka një koleksion fantastik.

Për pak nënshkroi kontratën me Chelsea

Mbappé bëri testet për t’iu bashkuar ekipit të Chelsea, por u refuzua dhe klubi i tha mamasë së tij të bënin një tjetër test.

E ëma refuzoi dhe u tha që “të zgjidhnin në atë moment”. Tani, Kylian kushton shumë më tepër se Chelsea mund të ofrojë.

Kylian Mbappé është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në futboll

Kylian firmosi kontratëm 180 milionë euro me Paris Saint-Germain dhe ekipi pagoi 180 milionë euro, plus bonuset, duke e renditur Mbappé-n në listën e futbollistëve më të paguar.

I pari është Neymar, i cili u transferua nga Barcelona për te PSG, për plot 222 milionë euro.

Është futbollisti i dytë adoleshent në histori që shënon gol në Kupën e Botës

Para 4 viteve, kur Kylian ishte vetëm 19 vjeç dhe ia doli të shënojë gol kundër Kroacisë. Rezultati final i ndeshjes ishte 4:2 për Francën, e cila mori edhe Kupën e Botës.

I pari në histori ka qenë legjendari Pelé, i coli shënoi golin në finalen e Brazilit me Suedinë, në vitin 1958, kur ishte vetëm 17 vjeç.

I ka dhuruar fitimet e Kupës së Botës

Mbappé tha se ndihej sikur nuk duhej të paguhej që përfaqësonte Francën, ndaj i dhuroi 400,000 eurot që mori nga Botërori në institucionin “Premiers de Cordée”.

Pra, edhe super talent, edhe super shpirtmirë.

Është kumbari i dy pandave

Në vitin 2021, Mbappé u bë kumbari i dy pandave në një ceremoni speciale në kopshtin zoologjik “Beauval Zoo” në Francë.

Fillimisht, pandat quheshin “Cotton Flower” (Lulja e pambukut) and “Little Snow” (Dëbora e vogël), por më pas u pagëzuan me emrat “Huanlili” dhe “Yuandudu” gjatë ceremonisë.

Kur ishte fëmijë, muret e dhomës së tij ishin të mbushura me foto të idhullit të Kylian: Cristiano Ronaldo. Ai shpesh e ka thënë se e admiron futbollistin legjendar dhe mesa duket, po ecën në hapat e tij.

Mbappé e gjeni në kopertinën e lojës FIFA 2021 dhe FIFA 2022

Ka arritje e arritje, ama të jesh imazhi i lojës ikonike FIFA 2021 dhe 2022, sigurisht që është një hap i madh. Për Mbappé, kjo është një ëndërr e bërë realitet, sepse kudo në botë luhet FIFA. Këtë vit do të jetë sërish në kopertinën e lojës së famshme, ndaj kur të kapni dorezën, dini kë të zgjidhni, mos thoni jo po leva, jo po X, jo po R dhe L.

I vetmi njeri që është paaak më i shpejtë se Mbappé, është Usan Bolt

Mbappé ka vendosur një super rekord, duke vrapuar për 37.9 km/orë. Krahasuar me Usan Bolt, i cili ka rekordin 44.7 km/orë për distancën 100 metër, pa diskutim është super arritje.

Mbappé kishte disa mundësi zgjedhjeje se cilin shtet do të përfaqësonte

Mbappé është heroi i Francës, por kjo e fundit duhet të ndihet fatlume, sepse Kylian mund të luante në Algjeri apo Kamerun, sepse e ëma është nga Algjeria dhe i ati nga Kameruni.

Gjithsesi, Mbappé bëri zgjedhjen më të mirë për karrierën e tij.

Mbappé ka lindur më 20 dhjetor 1998, pra është një Shigjetar 23-vjeçar dhe luan në ekipin e PSG dhe në skuadrën kombëtare të Francës.

I vlerësuar si një prej futbollistëve më të mirë në botë, Mbappé ka një performancë të jashtëzakonshme dhe shpejtësi të përkryer, ndaj është edhe futbollisti i momentit.




Skip to toolbar