Qëlloi me shkelma një vajzë, procedohet penalisht nipi i deputetit

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit në mediat sociale të një video ku shihet një i ri, që dhunon një femër. Sipas mediave të ndryshme në vend, shtetasi që shfaqet në video duke dhunuar një vjazë, ëshë 26-vjeçari Ramazan Rraja, nipi i deputeti socialist Rrahman Rraja.

 Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën më 31 korrik në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. I riu, duket teksa zbret nga makina, dhe më pas afrohet një femër pranë tij, ku shihet një moment debati.

26-vjeçari e kap vajzën prej flokësh dhe më pas e shtrinë në tokë, duke e goditur me shkelm. Në këtë moment ndërhyjën disa kalimtarë të rastit, dhe një efektive e policisë, që largojnë të riun dhe femrën, duke mos lejuar përshkallëzimin e dhunës. Pas ngjarjes, policia thotë se ka shoqëruar në komisariat 26-vjeçarin duke e proceduar penalisht.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka pezulluar nga detyra efektiven femër të policisë, që ishte pranë vendit të ngjarjes. Ndaj saj ka nisur verifikimet për veprime apo mos veprime ndaj ngjarjes.



Skip to toolbar