Policia Kufitare në Durrës ka arrestuar të
martën shtetasin A.S. 50 vjeç, banues në Zvicër, të cilit iu gjetën 25 pako me
heroinë të fshehura në automjetin tip Opel.
Zbulimi është bërë gjatë kontrollit të
ushtruar duke përdorur qenin antidrogë, i cili ka konstatuar se në brendësi të
automjetit kishte lëndë narkotike.
Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit
në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe
sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë
11 kg, e dyshuar heroinë.
Në përfundim të veprimeve policët arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit, i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.