Rama: 20 miliardë lekë nga për rindërtimin

AKTUALITET


Kryeministri Rama tha se qeveria ka parashikuar të akordojë një fond fillestar prej 20 miliard lekësh për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa theksoi se ky fond do të jetë veç të ardhurave për buxhetin dhe se nuk do të preket ekonomia. Rama theksoi në fjalën e mbajtur në Kuvend, se qeveria nuk do të ndjekë një politikë, që i merr paratë njërës anë të popullit dhe ia jep anës tjetër. Ky fond prej 20 miliardësh do të shtohet më vonë, falë edhe donacioneve të huaja, por kryeministri theksoi se buxheti për pjesën tjetër të zhvillimit ekonomik nuk do të preket.

“Buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore, dhe 7 miliardë janë të ardhura nga donacionet e ndryshme. Por e gjithë kjo pako e parë është një alokim fillestar.

Kam dëgjuar të thonë se shteti paska mbetur pa lekë dhe s’paska kapacitet të përballojë këtë situatë, prandaj ne po i shtrijmë dorën botës? Është e pavërtetë ta dëgjojnë mirë të gjithë. Ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur të mos marrim asnjë lekë nga bota, dhe do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me buxhetin është fillimi i këtij programi sikur asnjë kokërr leku të mos vijë nga bota ne do ta përballojmë.

Është mundim më vetë t’jua shpjegojmë juve se si do e bëjmë këtë punë.

Programi për rindërtimin do të financohet si fond buxhetor më vete. Aspekti dinamik i fondit është i rëndësishëm sepse shuma e alokuar që do të kalojë qysh sot nga buxheti i shtetit është e konsiderueshme për të hapur procesin, dhe garanton që programi të fillojë të zbatohet në shkallë të gjerë dhe nga ana tjetër krijon hapësirë të plotë për të shtuar në vijim nga buxheti qoftë për të integruar në të donacionet e dedikuara për rindërtimit, edhe gjatë vitit 2020 kur do të kryhen disbursimet e donatorëve. Është parashikuar skenari që në çdo rishikim buxheti të shtohen fondet. Përfshirja e fondit si program i posaçëm buxhetor i cakton qëllimit për të caktuar përgjegjësinë dhe për të vendosur monitorim të plotë mbi institucionet përgjegjëse.

Duke qenë zë më vete ne buxhet është i mundur të bëhet transparencë e plotë.

Objektivi ynë është i qartë, ne nuk do t’i prekim parametrat kryesorë të buxhetit vjetor, nuk do ta prekim ekonominë, por do të përdorim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Nuk do të marrim nga njëra anë e popullit t’ia japim në anën tjetër popullit”, tha kryeministri në fjalën e mbajtur në seancë.



Skip to toolbar