Qeveria Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

KOSOVA


Qeveria Kurti ll paralajmëron se do të vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë së shpejti.

Zëdhënësi i qeverisëm, Përparim Kryeziu për një media ka deklaruar se reciprociteti buron nga e drejta për barazi, sovranitet dhe të qenit i pavarur.


Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të mbrohen nga sjellja arbitrare e shteteve të tjera.

“Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”,- tha Kryeziu.




Skip to toolbar