Ra nga ura në lumë teksa ishte duke ecur me paterica, ndërron jetë gruaja

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Mat, ku dy persona kanë rënë nga ura e Shkopetit, duke përfunduar në lumë.

Si pasojë e kësaj,  një grua ka ndërruar jetë, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e personit tjetër, i cili ka qenë duke e ndihmuar viktimën.

Viktima ka qenë duke kaluar urën me paterica, ndërsa të dy personat kanë qenë banorë të zonës.



Skip to toolbar