Trump fiton në gjykatën e Lartë/ Ish presidenti, kandidat zyrtar në primaret e republikanëve

BOTA


Gjykata e Lartë në SHBA vendosi të hënën që ish-presidenti Donald Trump duhet të paraqitet në fletën e votimit në Kolorado, një vendim me implikime mbarëkombëtare që mund t’i japë fund, tani për tani, debatit nëse Amendamenti i 14-të e ndalon atë nga detyra për shkak të rolit të tij në kryengritjen e 6 Janarit.

Kolorado e ndaloi ish presidentin amerikan nga votimi i shtetit në dhjetor, duke përmëndur sulmin e 6 Janarit në Kapitol por vendi i gjykatës i hap rrugën Trumpit për të konkurruar në zgjedhjet paraprake.





Skip to toolbar