Rakip Suli pas daljes nga SPAK: Nuk mund të përbaltin punën time, shpifje

AKTUALITET


Pas rreth dy orësh në SPAK ku raportohet se dorëzoi dokumente lidhur me denoncimin e bërë ndaj tij për tenderin e rindërtimit, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli e konsideroi kallëzimin e bërë si shpifje.

Ai tha se nuk mund të përbaltet puna e bashkisë që ai drejton.

“Por nuk mund të përbaltin punën titanike që po bëhen në bashkinë e Kamzës. Dorëzova dokumenta zyrtare.

I gjykon prokuroia. Për mua janë shpifje. Qëllimi ishte për të bërë transparencë. Çdo qindarkë shpenzohet për qytetarët e Kamzës”, tha Suli.



Skip to toolbar